Lajme nga Bota

Nuk dorëhiqem! Biden rikthehet në fushatë

Nuk dorëhiqem! Biden rikthehet në fushatë

Biden nuk do të tërhiqet nga fushata presidenciale, edhe pse është pretenduar nga analistët politikë se do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Presidenti amerikan, ka reaguar nga karantina duke thënë se mezi pret të kthehet në fushatën elektorale javën e ardhshme dhe të fitojë zgjedhjet në nëntor.

“Ka shumë në lojë dhe zgjedhja është e qartë. Së bashku do të fitojmë. Vizioni i errët i Donald Trump për të ardhmen nuk përfaqëson kush jemi ne si amerikanë. Sot si parti dhe si shtet mundemi dhe do ta mposhtim në votime. Mezi pres të kthehem në garë javën e ardhshme për të vazhduar ekspozimin e kërcënimit të paraqitur nga axhenda e Donald Trump për vitin 2025...”, tha Biden në një deklaratë për shtyp.