Lajme nga Bota

Nuk dua të frikësoj njerëzit, por po hyjmë vërtetë në një kohë shumë të vështirë nga Covid

Nuk dua të frikësoj njerëzit, por po hyjmë

Unë nuk dua ti frikësoj njerëzit, por shtoj se nuk është vonë për të bërë diçka në situatën aktuale të koronavirusit. Këtë thotë doktor Anthony Fauci me shqetësim për shkak të periudhës së vështirë që po kalon Amerika nga pandemia e koronavirusit. Ai tha se kufizimet aktuale dhe këshillat për të ulur numrin e udhëtimeve janë të nevojshme dhe duhet të zbatohen edhe për periudhën e Krishtlindjeve.

Kryevirologu Fauci u bën thirrje amerikanëve të jenë tepër të kujdeshshëm dhe të mbajnë maskën për të zbutur përhapjen e koronavirusit. Situata pritet të rëndohet në shifra pasi pati më shumë se 9 milionë njerëz që udhëtuan me avion gjatë javës së kaluar deri të dielën për Ditën e Falenderimeve.

Doktor Fauci nuk përjashton masa të reja kufizimi shtesë për festa. Ja çfarë thotë ai: Unë mendoj se duhet të marrim vendime si komb, si shtet, si qytet dhe si familje sepse jemi në një kohë shumë të vështirë dhe duhet të vendosim llojet e kufizimeve që janë të nevojshme veçanërisht këtë sezon festash e pushimeve. Po hyjmë në atë që në të vërtetë është një situatë e pasigurt!

?Në SHBA janë konfirmuar 13.6 milionë raste që nga shpërthimi i pandemisë ndërsa betejën me Covid e kanë humbur deri më tani 268 mijë pacientë.

*Artikulli i marrë nga CNBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.