Lajme nga Bota

Nuk dua të përsëritet historia! I mbijetuari i gripit spanjoll 105 vjeç ka vetëm një këshillë

Nuk dua të përsëritet historia! I mbijetuari i gripit spanjoll

Është 105 vjeç dhe kujton kohën kur shpërtheu gripi i tmerrshëm spanjoll, që konsiderohet virusi më vdekjeprurës në gjithë historinë njerëzore.

Jose Ameal Pena ishte katër vjeç kur gripo spanjoll gjunjëzoi botën në vitin 1918 dhe vrau të paktën 50 milion njerëz,  ekuivalent me 200 milionë në botën e sotme.

Në qytetin e tij të vogël, Luarca vdiqën 500 njerëz, ndërkohë që popullsia e qytetit ishte vetëm 2000. 

I pyetur për situatën e koronavirusit ai thotë se është e frikshme dhe u bën thirrje njerëzve të tregojnë shumë kujdes.

Nuk dua të përjetoj të njëjtën histori. Isha i vogël por kam fiksuar shumë, kam parë dhe më kanë treguar gjëra të tmerrshme. Mori shumë jetë. 

Besohet se Jose Ameal Pena është i vetmi i mbijetuar që jeton sot, nga gjithë të prekurit e pandëmisë së gripit spanjoll. Në vjeshtën e vitit 1918 ai u infektua, i vetmi nga familja me 6 motra të tjera.

Unë ende nuk e di se si jam gjallë dhe jam këtu. Mbaj mend që nuk ecja dot, u zvarrisja në tokë, nuk kisha fuqi. Ethet nuk më binin, virus i tmerrshëm. 

Por për fat dhe me disa metoda popullore të asaj kohe ai shpëtoi. Sot atij i duhet të përballet me një tjetër pandemi.

Vajza e tij ka rrëfyer për El Mundo: Ai e di shumë mirë se çfarë po ndodh me koronavirusin. E ka jetuar, e ka kaluar njëherë edhe pse ishte shumë më keq. Ai ka frikë se pasojat mund të jenë të njëjta. Na thotë vetëm të kemi Kujdes dhe të ndjekim udhëzimet.

Nuk dua të përsëritet historia! I mbijetuari i gripit spanjoll