Lajme nga Bota

Nuk e kuptuam virusin në mënyrën siç do donim!

Nuk e kuptuam virusin në mënyrën siç do donim!

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka pranuar për herë të parë që qeveria nuk e kuptoi mirë pandeminë e koronavirusit në javët e para kur ndodhi shpërthimi edhe pse shton se u bazua në këshillat e shkencëtarëve. Në një intervistë ai thotë se ka shumë pikëpyetje nëse masat bllokuese u vendosën me vonesë apo në kohë. 

‘Situata ka treguar se ka mësime që duhen mësuar mirë dhe se edhe ministrat mund të kishin bërë disa gjëra ndryshe, që pasojat të mos ishin të këtij niveli’.

Opozitarët kanë akuzuar qeverinë e Johnson për keqtrajtim të krizës së koronavirus, ku më shumë se 45 mijë persona të infektuar kanë ndërruar jetë.

‘Ne nuk e kuptuam virusin në mënyrën siç do donim ta kuptonim në javët dhe muajt e parë. Dhe unë mendoj, me siguri se gjëja e vetme që ne nuk e pamë në fillim ishte masa në të cilën po transmetohej në mënyrë asimptomatike nga një person në tjetrin. Unë mendoj se është e drejtë të themi se ka gjëra që duhet të mësojmë... Do të ketë shumë mundësi për të mësuar mësimet e asaj që ndodhi. Ndoshta kishte gjëra që mund të kishim bërë ndryshe, dhe sigurisht do të ketë kohë për të kuptuar se çfarë saktësisht’.

Në Angli është vendosur që sapo të dalë vaksina tu injektohet 30 milionë personave fillimisht, për të mos mbingarkuar sistemin shëndetësor pasi pritet një valë tjetër në vjeshtë dhe në dimër. Kryeministri tregoi gjithshtu se do të rriten testimet dhe gjurmimet. Po ashtu do të merret një masë kundër obezitetit pasi shkencëtarët kanë paralajmëruar se janë më të prirur të vdesin nëse infektohen.