Nuk ishte sulm kamikaz. Arrestohet gruaja që dyshohet se vuri bombën në Stamboll

E Hënë 14 Nëntor 2022, 07:45
TiranaPost
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit dje.
Shpërthimi erdhi si pasojë e një bombe.
Një e dyshuar është arrestuar, tha ministri i brendshëm.
Bomba u vendos nga një grua. Në fillim u duk si një sulm kamikaz, por jo.
Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se gruaja e dyshuar ishte arrestuar. Për këtë ngjarje akuzohet Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Kurdët kërkojnë një shtet të pavarur brenda Turqisë.
BE dhe SHBA e kanë cilësuar si organizatë terroriste.
Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.