Lajme nga Bota

Nuk ishte parë që prej tetorit, rishfaqet miliarderi kinez Jack Ma

Nuk ishte parë që prej tetorit, rishfaqet miliarderi kinez Jack Ma

Themeluesi i Alibaba Group, Jack Ma ka bërë daljen e tij të parë që kur rregullatorët kinezë goditën perandorinë e tij të biznesit.

Mungesa e tij kishte nxitur spekulime mbi vendndodhjen e tij. Miliarderi takoi virtualisht 100 mësues ruralë në Kinë të Mërkurën, sipas mediave lokale.

Tianmu Neës, i cili mbështetet nga qeveria provinciale Zhejiang, ishte i pari që raportoi se Ma iu drejtua mësuesve si pjesë e një prej nismave të fondacionit të tij bamirës. Ngjarja vjetore zakonisht organizohet në qytetin turistik Sanya, por u mbajt në internet këtë vit për shkak të kufizimeve të Covid-19.

"Ne nuk mund të takohemi në Sanya për shkak të epidemisë," tha ai në fjalim.

"Kur të mbarojë epidemia, ne duhet të gjejmë kohë për të kompensuar udhëtimin e të gjithëve në Sanya dhe pastaj do të takohemi përsëri!"

Në video, ai ishte veshur me një pulovër blu dhe fliste drejtpërdrejt me kamerën nga një dhomë me mure mermeri gri dhe një qilim me vija. Por nga video e Tianmu Neës nuk bëhej e qartë se nga po fliste. Muajin e kaluar Kontrolli dhe banka qendrore e Kinës tërhoqi drejtuesit nga Ant Group dhe urdhëroi operacione në kompanitë e Ma. Ai është themelues dhe aksioner kryesor i Ant Group, i cili është ofruesi më i madh i pagesave në Kinë.

Ma, bashkëthemeluesi dhe ish-kryetari i firmës Alibaba, në fund të tetorit qëndroi përkrah zyrtarëve të lartë dhe mbajti një fjalim të prerë ku kritikoi rregullatorët kombëtarë. Fjalimi i tij raportohet se zemëroi presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Kjo përplasje solli një penalizim në kuotimin në tregjet e bursave për mekanizmin financiar të kompanisë Alibaba, duke i bllokuar një operacion prej 37 miliardë dollarësh, më i madhi i këtij lloji.

Dyshimet rreth vendndodhjes së Ma u ngritën në fillim të këtij muaji, kur ai nuk u pa në regjistrimin e një shfaqje televizive në të cilën ishte gjyqtar. Megjithëse Alibaba ia atribuoi mungesën e tij një konflikti në planifikim, disa raporte të medias thanë se ai nuk ishte parë që kur bëri komente që ishin parë si kritike ndaj sistemit bankar të Kinës në një ngjarje publike në Shangai në tetor.

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.