Lajme nga Bota

Nuk iu bind për të hetuar Biden dhe djalin e tij, Trump synon të shkarkojë nga puna drejtorin e FBI

Nuk iu bind për të hetuar Biden dhe djalin e tij, Trump synon të

Presidenti Trump dhe këshilltarët e tij kanë diskutuar në mënyrë të përsëritur nëse do të shkarkohet Drejtori i FBI, Christopher A. Wray pas Ditës së Zgjedhjeve, një skenar që gjithashtu mund të rrezikojë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm William P. Barr.

Përplasjet e tij me James Comey drejtori i shtatë i zyrës në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë kthyer në një dokumentar të suksesshëm.

Por shkarkimi nga posti pa shumë sqarime në maj të 2017-ës, nuk e ka zgjidhur problemin e hershëm. Zyra federale e Hetimit, dhe pse me disa vështirësi për shkak të karakterit të pashtruar të Kreut të Shtëpisë së Bardhë, ka ruajtur vlerat e saj dhe rregullat e brendshme. Por dhe personi që Trump vendosi në drejtimin e saj, Christopher Wray në fund dëshmoi se nuk është thjesht një zbatues urdhrash.

Tashmë Trump duket se po përgatitet për një vendim të bujshëm. Synon të pushojë menjëherë nga puna, pas zgjedhjeve, njeriun që zgjodhi vetë për të drejtuar agjentët federalë.
Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë, Trump nuk i ka pëlqyer fakti që as Wrey nuk i është bindur për të hetuar Biden dhe djalin e tij Hunter.

Në një intervistë për Fox News, aleati i tij vetëm televiziv, Trump shprehej ditë më parë se Biden ishin një familje e korruptuar dhe kriminale duke iu referuar aktiviteteve ekonomike të zhvilluara nga Haunter në Kinë, në kohën që babai i tij ishte zëvendës president në Shtëpinë e Bardhë.