Lajme nga Bota

Nuk mund të vazhdojmë t’i ikim virusit! Njerëzimi ka kaluar shumë më keq se kaq!

Nuk mund të vazhdojmë t’i ikim virusit! Njerëzimi ka kaluar

Ish kreu i Gjykatës së Lartë në Britani, Jonathan Sasion u bëri thirrje sot britanikëve të mësojnë të jetojnë me koronavirusin, duke shtuar se njerëzit kanë përjetuar dhe përballuar sëmundje edhe më të këqija përgjatë historisë.

Lord Jonathan, i cili është dhe historiani Mesjetës vlerësoi qasjen e Suedisë ndaj pandemisë, pasi vendi nuk u izolua dhe nuk vendosi masa bllokimi. Në një editorial për Telegraf, ai përmendi faktin se Suedia pa masa ka një nivel vdekshmërie më të uëlt se Britania: Tani është bërë modë të sulmosh qasjen e saj!

Shifrat zyrtare tregojnë se Suedia ka 564.4 viktima të koronavirusit për çdo milion njerëz. Ndërsa në Britani është 674.06.

Jonathan shkruan: Spitalet e tyre nuk u kolapsuan. Ata nuk i mbyllën shkollat, dëmi i parashikuar për ekonominë është sa çereku tek ne. Në nuk mund të vazhdojmë ti ikim virusit. Paraardhësit tanë jetuan e përballuan sëmundje shumë më të rënda epidemike, pa nxitur të fusnin kokën në një thes’.

Për ish gjyqtarin dhe historianin, politikat agresive të izolimit thjeshtë e shtyjnë transmetimin e virusit në kohë dhe nuk e zhdukin!

'E gjithë infrastruktura jonë e transportit, ndërtesat në të cilat ne punojmë, shtëpitë, vendet ku luajmë dhe hamë, varen nga të qenit afër, pra së bashku. Por ne ia kemi dorëzuar lirinë tonë virusit. A duhet ti dorëzojmë edhe njerëzimin? '

Sasion e pranon se Covid-19 është një sëmundje serioze, por nëse e pyet për krahasim me sëmundje të tjera historike e vendos atë në fund.

'Për disa njerëz, distancimi do të mbetet një masë paraprake e ndjeshme. Pjesa tjetër prej nesh duhet të respektojë zgjedhjen e secilit, por me rëndësi të vazhdojmë jetën. Ne nuk mund të vazhdojmë ti ikim virusit."