Lajme nga Bota

Nuk po lëmë gurë pa lëvizur! Në New York po testohet drita ultraviolet kundër virusit

Nuk po lëmë gurë pa lëvizur! Në New York po testohet

Në New York ka nisur testimi me vendosjen e llampave ultraviolet në autobusë dhe metro, pasi flitet se rreze të tilla shkatërrojnë koronavirusin. Autoriteti i Transportit Metropolitan (MTA) njofton se programi pilot me investim prej 1 milion dollarësh do të fillojë me fazën e parë në disa metro dhe autobusë ku rrezet do lëshohen për gjithë natën kur nuk ka njerëz brenda. 

Nuk po lëmë gurë pa lëvizur! Në New York po testohet

Bëhet fjalë për 150 pajisje që lëshojnë rreze ultraviolet përmes llampave që do vendosen brenda autobusëve por dhe jashtë saj në pikat e stacioneve, për të parë se sa efektive është teknologjia e UVC kundër koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i MTA Patrick J. Foye ka thënë në një intervistë për mediat amerikane:

'Siç kemi thënë, ne nuk po lëmë asnjë gur pa lëvizur kur bëhet fjalë për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik'.

Nuk po lëmë gurë pa lëvizur! Në New York po testohet

Drita UVC, ultraviolet po përdoret edhe për dezinfektimin e dhomave të spitalit dhe konsiderohet një teknikë efektive për të eleminuar viruset. Se sa efektiv do jetë edhe me autobusët dhe metrotë, kjo mbetet për t'u parë. 

Nuk po lëmë gurë pa lëvizur! Në New York po testohet