Lajme nga Bota

Nuk u befasova, e dija që do vinte një pandemi! Deklarata e virologes italiane

Nuk u befasova, e dija që do vinte një pandemi! Deklarata e virologes

Virologia e njohur italiane, Ilaria Capua, priste ardhjen e një pandemie dhe për të Covid-19 nuk është befasi. Ndërsa nga ana tjetër ajo bën thirrje që të merret një mësim nga kjo situatë:

“Unë e kam studiuar këtë temë për më shumë se 30 vjet në laborator, sepse këto viruse lindin gjithmonë nga rezervuari i kafshëve. E dija që herët a vonë do të vinte një pandemi! Nuk isha aq e befasuar. Ne duhet të kuptojmë mesazhet që kjo pandemi po na i përplas në fytyrë. Një pandemi nuk ju shpëton nga tjetra, ndodhin pandemitë, do të vijë një pandemi tjetër. Kjo pandemi është duke na ulëritur se qytetet, nuk po ia dalin dot. Ne që jemi marrë me shkencë për një kohë të gjatë duhet të bëjmë një vetëkritikë të madhe. Për një kohë të gjatë ata u thanë vendimmarrësve, politikanë, sipërmarrës, intelektualë që do të vinte një pandemi. Por askush nuk e besoi. Ne kemi një përgjegjësi të madhe, shkenca nuk duhet të zbulohet, por duhet të jetë e endur në arsyetim dhe në jetën e përditshme”, tha Capua për Radio3.

Ajo kujton se në nisjen e pandemisë dhe në përhapjen e saj në Itali, e kuptoi se do të kishte shumë humbje. Ndërsa bëri thirrje në atë kohë për pajisjen me mjete teknologjike për të punuar nga shtëpia ose për zhvillimin e mësimit nga shtëpia.