Lajme nga Bota

Numri i viktimave në Itali nga koronavirusi mbetet i lartë, i afrohet Amerikës me të infektuar

Numri i viktimave në Itali nga koronavirusi mbetet i lartë, i afrohet

Tendenca e rritjes së numrit të të infektuarve në Itali mbetet e qëndrueshme. Në përditësimin e fundit të bërë nga Mbrojtja Civile Italiane, mësohet se brenda 24 orëve në Itali janë konfirmuar me Covid-19, +5,217, numri në total është 97,689.

Ndërsa numri i viktimave është ende i lartë fatkeqësisht: 757 konfirmohen viktima brenda 24 orëve, duke çuar totalin në 10.779.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 13,030, me 646 më shumë sesa dje.

Nga 97.689 të infektuarit në total, 58% e tyre janë në izolim në shtëpi, pa simptoma ose me simptoma të lehta.