Lajme nga Bota

Numri i viktimave në Meksikë ia kalon Italisë

Numri i viktimave në Meksikë ia kalon Italisë

Më shumë se 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Meksikë. Shifrat e të prekurve janë gjithashtu alarmante.

Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador, pavarësisht situatës, tha se pandemia po ekzagjerohet duke fajësuar mediat se po shkaktojnë panik me qëllim. Sipas tij virusi është zbehur

Ndërkaq 276 të vdekur dhe mbi 4 mijë raste të reja janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Deri tani numri më të lartë të viktimave në gjithë botën e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gati 140 mijë.