Lajme nga Bota

Numri i viktimave varet nga ju! OBSH cakton 6 vendime që duhet t’i zbatojë çdo shtet

Numri i viktimave varet nga ju! OBSH cakton 6 vendime që duhet t’i

Mbi 16,000 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga pandemia e koronavirusit. Këtë të dhënë e konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetit, duke paralajmëruar që numri do të rritet.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë dje se numri i njerëzve që do të humbin jetën nga Covid-19, do të varet nga vendimet që do të marrim tani.

Numri i viktimave varet nga ju! OBSH cakton 6 vendime që duhet t’i

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të zbatojnë 6 veprime kyçe, për të kontrolluar dhe për të ulur përhapjen e virusit:

-Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe shpërndani fuqinë tuaj të kujdesit shëndetësor dhe shëndetin publik;

-Së dyti, vendosni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivelin e komunitetit;

-Së treti, rritni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testimit;

-Së katërti, identifikoni, adaptoni dhe pajisni vendet që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët;

-Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet;

-Dhe e gjashta, përqendroni të gjithë qeverinë në eliminimin dhe kontrollimin e COVID-19.

"Këto janë masat më të mira për të eliminuar COVID-19 dhe për të parandaluar rikthimin e tij. Ne kemi kaluar pandemi dhe kriza edhe më parë, do ta tejkalojmë edhe këtë. Pyetja është sa i lartë do të jetë çmimi që do të paguajmë", tha Ghebreyesus.

OBSH, së bashku me OKB-në dhe Unicef, do të nisë një "plan global përgjigjeje humanitare" për të mbështetur vendet e prekura.