Lajme nga Bota

OBSH: 500 mijë viktima nga Covid deri në mars nëse nuk merren masat e nevojshme

OBSH: 500 mijë viktima nga Covid deri në mars nëse nuk merren

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e rasteve me Covid në Europë.

Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, në një deklaratë për mediat iu ka bërë thirrje shteteve Europiane që të marrin masa në mënyrë që mos të ketë një përkeqësim të mundshëm të situatës.

Ai tha se sezoni i dimrit, së bashku me dominimin e variantit më të transmetueshëm Delta, kishte rritur nivelin e kërcënimit, duke shtuar faktin se shumë njerëz janë të ndjeshëm ndaj virusit duke qenë të pavaksinuar.

Kluge bëri thirrje për një mbulim më të gjerë vaksinimi, për të zbatuar masat bazë të shëndetit publik dhe për të zhvilluar trajtime të reja.

Zyrtari ende e konsideroi vaksinimin e detyrueshëm si një zgjidhje të fundit.

Kluge paralajmëroi 500 vdekje të tjera deri në Mars nëse nuk merren masat e nevojshme.

Tiranapost.al