Lajme nga Bota

OBSH del kundër FDA-së amerikane: Jo Remdesivir! Çfarë zbuloi studimi i fundit mbi efektet e ilaçit anti-Covid

OBSH del kundër FDA-së amerikane: Jo Remdesivir! Çfarë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përditësuar udhëzimin për të mos përdorur ilaçin antiviral Remdesivir. Sipas OBSH studimet e fundit kanë zbuluar se ky ilaç me të cilin trajtohen pacientët që sëmuren rëndë nga Covid, nuk ka asnjë ndikim në uljen e rrezikut të vdekjes apo heqjes së nevojës për ventilim mekanik.

Informacioni i përditësuar nga OBSH vjen një muaj pasi kompania Gilead Sciences, prodhuesi i Remdesivir, njoftoi se FDA amerikane e miratoi përdorimin. Aktualisht FDA  (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA) ka miratuar përdorimin e këtij ilaçi së bashku me ilaçin e artridit rheumatoid për të trajtuar rastet e dyshuara apo të konfirmuara me Covid.

Megjithatë, Amesh Adalja studiues i vjetër në Qendrës John Hopkins thotë se Remdesivir mund të ketë marrë miratimin e FDA por jo të OBSH, për shkak të studimeve të reja.

Studimet fillimisht treguan disa përfitime kundër Covid-19, por ndërsa mblidhen më shumë të dhëna, OBSH sërish nuk e sugjeron!

"Mbase i bën njerëzit më mirë dhe më shpejt. Por baza e provave për këtë është e pakët. Fakti që ishte një antiviral që tregoi disa përfitime në raste të caktuara por jo në të gjitha- ishte i mjaftueshëm për t'i shtyrë njerëzit të dëshironin ta përdornin sepse nuk kishim mjete të tjera, por mendoj se do të zëvendësohet së shpejti.

OBSH mblodhi një panel ndërkombëtar prej 24 ekspertësh dhe katër të mbijetuarve të Covid-19 për të shqyrtuar të dhënat dhe për të bërë rekomandime. Rekomandimi kundër Remdesivir u bazua në të dhëna nga katër raste të rastësishme, duke përfshirë 7,333 njerëz të shtruar në spital me Covid-19.

'Çdo efekt i dobishëm i Remdesivir, nëse ekziston, ka të ngjarë të jetë i vogël dhe mundësia e dëmit mbetet tek pacienti," thuhet në udhëzimin e OBSH. 

*Artikulli i marrë nga CNN. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.