Lajme nga Bota

OBSH: Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë, bisedat e parandalojnë

OBSH: Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë, bisedat e

Vetëvrasja është një problem madhor i shëndetit publik, i cili shkakton rreth 726 mijë vdekje në mbarë botën dhe ka pasoja të thella si tek individët ashtu edhe tek komunitetet.

”Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në mesin e të rinjve të moshës 15 dhe 29 vjeç. 73% e vetëvrasjeve globale ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Arsyet e vetëvrasjes janë të shumëfishta, të ndikuara nga faktorë socialë, kulturorë, biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë të pranishëm gjatë gjithë jetës. Për çdo vetëvrasje ka shumë më tepër njerëz që tentojnë të bëjnë vetëvrasje”, thekson OBSH.

OBSH thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës për reduktimin e stigmës dhe inkurajimin e bisedave të hapura për të parandaluar vetëvrasjen.

“Të ndryshosh narrativën do të thotë të transformosh atë që ne e perceptojmë si një problem kompleks dhe të kalosh nga një kulturë e heshtjes dhe stigmës në një kulturë të çiltërsisë, mirëkuptimit dhe mbështetjes”, sugjeron OBSH.

OBSH-ja përsërit se “çdo bisedë, sado e vogël qoftë, kontribuon në një shoqëri mbështetëse dhe mirëkuptuese, sepse ju lejon të identifikoni shenjat e mundshme të rrezikut”.