Lajme nga Bota

OBSH e shqetësuar: Covid s’po shkon drejt fundit

OBSH e shqetësuar: Covid s’po shkon drejt fundit

“Ndërkohë që asnjë vend nuk është i paprekur, kjo rritje e infektimeve po drejtohet në vendet me popullsi të madhe, në Amerikë dhe Azinë e Jugut”, thuhet në njoftimin e OBSH-së. Sipas OBSH pandemia po përkeqësohet. Shifrat nuk janë në ulje. Numri i shtrimeve, infektimeve dhe viktimave është në rritje.

SHBA, Afrika e Jugut, Azia e Jugut, Brazili, India raportojnë çdo ditë shifra alarmante.
Kryesor SHBA me mbi 4.3 milionë të infektuar, mbi 25 mijë vetëm 24 orët e fundit dhe 149602 viktima.

Edhe në Korenë e Veriut dyshohet për një të infektuar, por është ende i pakonfirmuar.