Lajme nga Bota

OBSH: Imunitetin anti-Covid nuk do e arrijmë këtë vit!

OBSH: Imunitetin anti-Covid nuk do e arrijmë këtë vit!

Bota ka filluar të furnizohet me vaksinat anti-koronavirusit si dhe me procesin e vaksinimit, por Organizata Botèrore e Shëndetësisë thotë se imuniteti kolektiv nuk do të arrihet këtë vit.

Zyrtarja shkencore e OBSH-së, Soumya Swaminathan, gjatë një konferencë në Gjenevë tha:  “Ne nuk do të arrijmë imunitet kolektiv në 2021”. 

Ajo theksoi se duhet të vazhdohet me masat e mbrojtjes, distancimi fizik, maska, dhe larja e shpeshtë e duarve. 

Ekspertja përmendi përparimin e bërë nga shkencëtarët, pasi janë krijuar disa vaksina efikase kundër koronavirusit, me një shpejtësi në më pak se një vit. Megjithatë ajo theksoi se shpërndarja e tyre kërkon kohë.

”Duhet kohë për të prodhuar doza në një shkallë të gjerë, jo vetëm miliona, por miliarda”.

*Tiranapost.al.