Lajme nga Bota

OBSH ka të drejtë? Çfarë zbuluan shkencëtarët e Amsterdamit për imunitetin ndaj virusit

OBSH ka të drejtë? Çfarë zbuluan shkencëtarët e

Kur disa vende kërkuan që të aplikohej sistemi me pasaportë imuniteti, si një mënyrë për të hapur të sigurtë kufijtë, OBSH kërkoi që të mos nxitohej duke theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmon se një person i infektuar zhvillon imunitet dhe nuk infektohet më, apo nëse niveli i antitrupave qëndronte i lartë.

Së fundmi një studim nga shkencëtarët e Amsterdamit ka zbuluar se njerëzit mund të krijojnë imunitet ndaj koronaviruseve vetëm për deri në gjashtë muaj, duke vënë në dyshim strategjinë e hapjes së kufijve me pasagjerët që mbajnë me vete pasaportë imuniteti.

Ata kanë testuar 10 burra për katër lloje koronavirusesh në një periudhë prej 35 vitesh.

Katër koronaviruset e marrë në studim shkaktojnë ftohje të zakonshme. U zbulua se periudha e imunitetit mbrojtës ishte i shkurtër, vetëm 6 muaj, por në rastin e koronavirusit mbetet e paqartë.

Sipas shkencëtarëve, ata që u sëmurën dhe krijuan imunitet u riinfektuan me virus pas gjashtë muajsh, pasi nivelet e antitrupave ulen ndjeshëm. Megjithatë ky studim ka përfshirë vetëm meshkuj dhe duhen të tjera studime për llojin e ri të virusit.

'Ne nuk jemi akoma në gjendje të themi se ata që dalin pozitivë në testet e antitrupave, pra që dëshmojnë se e kanë kaluar koronavirusin nuk do të riinfektohen më’, thotë virologu Hancock.