Lajme nga Bota

OBSH: Mund të mos e gjejmë kurrë ‘plumbin e argjendtë’ kundër koronavirusit!

OBSH: Mund të mos e gjejmë kurrë ‘plumbin e

Mund të mos e gjejmë ‘plumbin e argjendtë’ kundër koronavirusit. Këtë ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetit lidhur me situatën e pandemisë dhe zhdukjen e virusit. Kreu i OBSH-së në një konferencë për shtyp tha se mundësia e një përgjigje ‘plumb argjendi’ për të mposhtur virusin mund të mos ndodhë kurrë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se deri tani nuk ka, por mund të mos ketë kurrë! Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi OBSH paralajmëroi se pandemia ka të ngjarë të qëndrojë gjatë.

Kreu i OBSH nuk përmendi specifikisht vaksinën si ‘plumbin e argjendtë’ por në një pandemi të tillë, përveç masave që mund të ulin përhapjen e infeksionit, vetëm vaksina mund ta ndalojë.

Në shumë vende të botës po testohen vaksina kundër virusit, por deri më tani nuk ka një vaksinë që të ketë garanci të plotë mbrojtëse kundër virusit.

Shkencëtarët e Oksfordit kanë njoftar se vaksina e tyre siguron përgjigje imune ndaj virusit, por duhet të kalojë fazën e tyre të testimit ku do të marrin pjesë 10 mijë njerëz.