Lajme nga Bota

OBSH: Në Evropë çdo 17 sekonda vdes një person si pasojë e Covid-19

OBSH: Në Evropë çdo 17 sekonda vdes një person si

“Në Evropë çdo 17 sekonda vdes një person si pasojë e Covid-19” këshu është shprehur kreu rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa pandemia vazhdon të kërcënojë e të mbingarkojë sistemet shëndetësore kombëtare rreth kontinentit.

Dr. Hans Kluge tha sot se 53 vendet që përbëjnë rajonin evropian të OBSH-së kishin regjistruar më shumë se 15.7 milionë raste të infektuar me Covid-19, 4 milion vetëm këtë muaj dhe gati 355,000 vdekje.

Më shumë se 80 për qind e shteteve po raportojnë shkallë më të lartë se 100 raste të reja për 100 mijë banorë për 14 ditë, ka thënë Kluge, me një të tretën që regjistrojnë më shumë se 700 raste për 100 mijë banorë.

"Ne po shohim sinjale në rritje në lidhje me sistemet e mbingarkuara shëndetësore," tha ai, duke theksuar se pavionet e kujdesit intensiv në Francë kanë qenë me kapacitet 95% për 10 ditë dhe ato në Zvicër janë me kapacitet të plotë.

Kluge shton se masat e rrepta po fillojnë të tregojnë rezultate, me raste të reja javore që ulen nga mbi 2 milion javën e kaluar në afërsisht 1.8 milion. "Është një sinjal i vogël, por sidoqoftë është një sinjal", tha ai.

Lajmet e fundit mbi efetivitetin mbi 90% të vaksinave kundër Covid-19 kanë shtuar shpresat "një shpresë të madhe në luftën kundër këtij virusi", tha Kluge.

Ai gjithashtu shton se OBSH ende beson se bllokimet e rrepta janë një mundësi kudnër Covid, por kjo masë nuk do të duhej nëse përdorimi i maskës arrinte 95%.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.