Lajme nga Bota

OBSH ngre alarmin: Mijëra fëmijë mund të vdesin si pasojë e Covid-19

OBSH ngre alarmin: Mijëra fëmijë mund të vdesin si

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot se 10,000 fëmijë më shumë në muaj mund të vdesin këtë vit nga kequshqyerja si rezultat i ndikimit të pandemisë Covid-19.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur në konferencën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), ka thënë se pritet një rritje prej 14 përqind këtë vit në rastet e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. Kjo rritje është pasojë e pandemisë.

Kjo barazohet me 6.7 milion fëmijë më shumë të kequshqyer, kryesisht në Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë Jugore.

"Pandemia ka shkaktuar ndërprerje serioze në shërbimet thelbësore, imunizimin, shërbimet e nënave, ushqimin e fëmijëve, planifikimin e familjes dhe më shumë. Ne nuk mund të pranojmë një botë ku të pasurit kanë qasje në dieta të shëndetshme ndërsa të varfërit lihen pas," ka thënë Ghebreyesus.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. gjithashtu shtoi se pas shkatërrimit ekonomik të pandemisë, qeveritë duhet të punojnë me sektorin privat dhe shoqërinë civile për të mbështetur sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe për t’i dhënë fund subvencioneve për prodhuesit e ushqimeve jo të shëndetshme.

"Miliona jetë mund të shpëtohet nëse vendet zgjerojnë programet e të ushqyerit në fëmijëri, zvogëlojnë tregtimin e ushqimeve jo të shëndetshme dhe përdorin politikat fiskale për të drejtuar zgjedhje më të mira ushqimi midis konsumatorëve", tha ai.

*Reuters