Lajme nga Bota

OBSH publikon konkluzionet e ilaçit Remdesivir që përdoret tek pacientët me Covid: Zhgënjyese!

OBSH publikon konkluzionet e ilaçit Remdesivir që përdoret tek

Në një studim të përshkruar si përfundimtar dhe zhgënjyes, Organizata Botërore e Shëndetësisë del në konkluzionin se ilaçi antiviral Remdesivir ka pak ose aspak efekt në uljen e vdekshmërisë tek pacientët e shtruar në spital me koronavirus dhe gjithashtu nuk i ndihmon ata të shërohen më shpejt

Deri më tani, Remdesivir ka qenë ilaçi i vetëm për të cilin u tha se ka efekte specifike për koronavirusin. Ishte ilaçi i vetëm që mori Autorizim Përdorimi Emergjent për Covid-19 nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Ekspertët e OBSH studiuan remdesivirin dhe tre ilaçe të tjera: hidroksiklorokina, kombinimi i HIV i lopinavirit dhe ritonavirit dhe interferonit. Rezultoi se askush prej tyre nuk i ndihmoi pacientët të jetonin më gjatë ose të dilnin nga spitali më shpejt.

"Për secilin ilaç në studim, efekti në vdekshmëri ishte zhgënjyes dhe jopremtues," thotë OBSH në një deklaratë.
Disa studime të tjera kishin zbuluar se hidroksiklorokina, ilaçi anti-malaries, nuk ishte i dobishëm për pacientët me koronavirus.

Por ndërkohë, para studimit të OBSH-së, një studim i madh i Remdesivirit në SHBA zbuloi se ilaçi shkurton kohën e shërimit me rreth një të tretën tek pacientët e moshuar të sëmurë rëndë, por nuk ndihmonte shumë tek ata me simptoma më të lehta.

Gilead Science, prodhuesi i ilaçit tha se gjetjet nuk nënkuptojnë se ilaçi i shitur me emrin e markës Veklury, nuk sjell asnjë përfitim.

Studiuesit e udhëhequr nga OBSH thonë se do të vijojnë me testimet për ilaçe të tjera antivirale, imunomodulatorët dhe antitrupat monoklonalë anti-SARS COV-2. 

Trajtimet me antitrupa monoklonale përfshijnë miksimin e dyfishtë të antitrupave të Regeneron. CNN/ 

*https://edition.cnn.com/2020/10/15/health/remdesivir-covid-who-trial-mortality/index.html