Lajme nga Bota

OBSH miraton vaksinën kineze Sinopharm: Cilësi dhe siguri

OBSH miraton vaksinën kineze Sinopharm: Cilësi dhe siguri

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kineze anti-Covid, nga kompania Sinopharm. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e ekspertëve dhe kreut të OBSH-së ndërsa kjo vaksinë ka mbërritur edhe në Shqipëri, së bashku me Sinovac.

"Këtë pasdite OBSH miratoi për përdorim emergjent vaksinën e COVID-19 të Pekinit, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSH për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave që COVAX mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre dhe për të importuar dhe administruar vaksina", tha drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Vaksina e Sinopharm është vaksina e parë kineze që merr miratimin për përdorim emergjent. Sinopharm ka lëshuar shumë pak të dhëna publikisht, përveç shkallës së efikasitetit për dy vaksinat e saj - njëra e zhvilluar nga Instituti i Produkteve Biologjike në Pekin dhe tjetra nga Instituti i Produkteve Biologjike Wuhan: E sigurt ndaj rasteve të rënda të COVID -19 dhe ndihmon në shmangien e shtrimeve në spitale.

Ndërkaq, një grup i veçantë që këshillon agjencinë e OKB për vaksinat tha se ishin shumë të sigurt se vaksina Sinopharm mbron njerëzit e moshës 18-59 vjeç. Grupi tha se kishte një nivel të ulët besimi të efikasitetit të vaksinës tek njerëzit 60 vjeç e lart.

Linku origjinal këtu.

*Tiranapost.al.