Lajme nga Bota

OBSH: Situata me virusin mund të bëhet keq e më keq! Por nuk ka pse të ndodhë kështu

OBSH: Situata me virusin mund të bëhet keq e më keq! Por nuk ka

Situata me pandeminë e koronavirusit mund të bëhet keq e më keq. Këtë paralajmëron OBSH pasi më shumë se 230 mijë raste me të infektuar u regjistruan në një ditë të vetme, ditën e djeshme, që OBSH e ka kondiseruar si ditën më të keqe të krizës deri më tani.

Deklarata u bë nga Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili u tërhoqi vëmendjen duke thënë se nëse vendet nuk zbatojnë masat themelore, gjërat mund të përkeqësohen.

Më parë ai ka thënë se piku i pandemisë ende nuk ka ardhur pasi përhapja e virusit po përshpejtohet në disa vende të botës, ndërsa të tjerë ende jo.

Situata është shqetësuese kryesisht në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut. Ndërsa kombet europiane duket se kanë dalë nga e keqja e krizës.

Koronavirusi i cili u shfaq për herë të parë në Kinë  ka vrarë më shumë se gjysmë milion njerëz. Shifrat e sakta me të infektuar mbetet e paqartë, sipas OBSH kjo për shkak të mungesës së testimit.

Në konferencë sot ai tha: 'Më lejoni të jem i hapur, shumë vende janë drejtuar në drejtim të gabuar, virusi mbetet armiku publik numër një. Nëse nuk ndiqen bazat, e vetmja mënyrë se si do të shkojë kjo pandemi është se do të bëhet keq e më keq. Por nuk ka pse të jetë kështu. Nuk do të ketë kthim në normalen e vjetër për të ardhmen e paparashikueshme. Ka shumë për t'u shqetësuar."