Lajme nga Bota

OBSH u bën thirrje vendeve të zhvilluara: Mos filloni dozën e tretë pa mbaruar vaksinimi në shtetet e varfëra

OBSH u bën thirrje vendeve të zhvilluara: Mos filloni dozën e

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për një moratorium në administrimin e dozës së tretë të vaksinave anti-COVID, derisa të gjitha vendet e botës të kenë vaksinuar më së paku 10% të popullsisë së tyre.

Thirrja vjen nga kreu i këtij organizmi Tedros Adhanom Ghebreyesus, pasi shumë shtete në perëndim kanë vendosur të fillojnë administrimin e një doze të tretë për të rritur nivelin e imunizimit tek të moshuarit dhe ata më sëmundje kronike që ndonëse mund të kenë marrë dy doza, janë më të ekspozuar përkundrejt variantit “delta”.

Por, në kushtet që shumë shtete të Afrikës dhe Azisë ende nuk kanë arritur të vaksinojnë kundër COVID as personelin që punon në sektorët e shëndetësisë. Kreu i OBSH ka bërë thirrje që vaksinat që do të përdoreshin për dozën e tretë të dërgohen në shtetet në nevojë dhe më pas të fillojë procesi i administrimit të një doze tjetër për grupet vulnerabël në perëndim.

Tiranapost.al