Lajme nga Bota

Ofendoi homoseksualët, Papa Françesku kërkon falje

Ofendoi homoseksualët, Papa Françesku kërkon falje

Në një takim me dyer të mbyllura dje, me peshkopët në Romë, nëse homoseksualët duhet të pranohen apo jo në seminare ku priftërinjtë e ardhshëm trajnohen, Papa Françesku u përgjigj duke thënë se “tashmë ka mjaft prani homoseksuale”, duke përdorur termin “frociaggine” (pederastë), i cili konsiderohet term ofendues. Kjo solli një revolt në masë dhe menjëherë pas kësaj një reagim nga Vatikani.

"Papa Françesku është në dijeni të artikujve që u botuan së fundmi për një bisedë, me dyer të mbyllura, me peshkopët e Konferencës Italiane të Ipeshkvijve.⁠ Papa nuk ka synuar kurrë të ofendojë apo të shprehet duke përdorur shprehje homofobike dhe u kërkon falje atyre që u ndjenë të ofenduar nga përdorimi i termit, i cili u raportua nga të tjerët”, shkruhet në deklaratë.

Papa Françesku theksoi se Kisha Katolike i mirëpret homoseksualët, por bëri të qartë se ata nuk duhet të lejohen të stërviten për t`u bërë priftërinj.