Lajme nga Bota

Oligarkët rusë po i fshehin jahtet e tyre në Turqi

Oligarkët rusë po i fshehin jahtet e tyre në Turqi

Oligarkët rusë janë goditur nga sanksionet e Perëndimit pas pushtimit rus të Ukrainës.

SHBA njoftoi fillimisht ngrirjen e pasurive të oligarkëve që bashkëpunuan me Kremlinin, ndërsa direkt më vonë Britania e Madhe bëri të njëjtën gjë me gjashtë manjatë të tjerë rusë, duke përfshirë Roman Abramovich.

Raportohet se oligarkët kanë dërguar të gjitha pasuritë e tyre për të shmangur çdo embargo në Mal të Zi dhe Ishujt Maldive. Të dy shtetet nuk kanë një traktat ekstradimi të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara, ndaj u lanë jashtë sanksioneve të aplikuara nga Perëndimi ndaj Rusisë. Por, ekziston një vend i tretë që pret deri në pesë superjahte luksoze. Ky vend është Turqia. Ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Turqia refuzoi t’i bashkohet sanksioneve të aplikuara ndaj Rusisë. Gjithashtu, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vepruar si ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës në një nga samitet e fundit që të dyja vendet mbajtën në Stamboll, javën e fundit të marsit.

Sipas Business Insider jahtet e gjetura në ujrat turke janë Ragnar, në pronësi të ish-agjentit të KGB-së, Vladimir Strzhalkovsky, Titani, i Alexander Abramov, Flying Fox e oligarkut rus Dmitry Kamenshchik dhe jahteve Solaris dhe Eclipse, të cilët i përkasin Roman Abramovich.