Lajme nga Bota

Opozita fiton bindshëm zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan pranon humbjen

Opozita fiton bindshëm zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan pranon

Opozita fiton bindshëm zgjedhjet lokale në Turqi. Kandidatët e partisë opozitare CHP në Ankara dhe Stamboll shpallën fitoren me diferencë të thellë që në rrethin e parë nga kundërshtarët e tyre.

Kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, që i fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, pas 99,98% të votave të numëruara, fitoi me 51.09 % të votave ndaj rivalit të tij, ish-ministrit të Mjedisit, Murat Kurumm, i cili mori 39,59%.

Erdogan ka pranuar humbjen duke thënë se nuk është fundi, por verëm një pikë kthese.

Ndërkohë, në Ankara rezultati është edhe më i thellë. Pas %99,93 të votave të numëruara, kryebashkiaku aktual i opozites Mesut Yavas shpalli fitoren me 60.35% te votave të fituara, kundrejt 31.69% sa ka marrë kandidati i partisë së Erdogan.

Opozita ndërkohë kryeson edhe në qytete të tjera të mëdha siç janë Izmir, Bursa dhe Antalia. Ndërsa partia e Erdogan korri më shumë sukses në qytetet e goditura nga tërmeti si Gaziantep dhe Kahramanmaras.


Sipas rezultateve aktuale, partia më e madhe opozitare CHP ka fituar 35 bashki, ndersa partia e presidentit Erodagn, AKP 24. Në total, opozita ka fituar 48 bashki, kundrejt 33 bashkive te fituara nga partite e koalicionit qeveritar ne pushtet.