Ora e Hitlerit shitet në ankand për 1 milion dollarë

E Shtunë 30 Korrik 2022, 09:27
TiranaPost
Kush do ta blinte orën e diktatorit më famëkeq të historisë? Doli në ankand në Alexander Historical Auctions, në Maryland dhe u shit për 1.1 milion dollarë.
Ora Huber kishte të gdhendura inicialet e tij A.H.
Shoqata e hebrenjve doli kundër këtij ankandi. Pse duhej të ofroheshin njerëz e shuma të majme për ta pasur? Pse duhej të nxirrej në në ankand.
Shtëpia e ankandit është përgjigjur duke thënë se kjo është një pjesë e historisë që gjithsesi duhet ruajtur.
Ora ishte dhuratë e vitit 1933 dhe nuk ishte e vetmja që doli në ankand. Një fustan që i përkiste gruas së Hitlerit, Eva Braun, foto me autograf të zyrtarëve nazistë u shitën gjithashtu.