Lajme nga Bota

Ora e ngecur e Giuseppe Conte-s krijon Teori Konspiracioni

Ora e ngecur e Giuseppe Conte-s krijon Teori Konspiracioni

Detaji u zbulua gjatë konferencës për shtyp në të cilën kryeministri Conte po raportonte masat anti-Covid. Ora e tij ishte 5:55 edhe pse në fakt ishte mbrëmje dhe nuk lëvizi asnjë akrep deri në përfundim të konferencës 50 minutëshe.

Nuk është ky i vetmi rast. Në një dalje tjetër, ora e tij nuk përputhej me daljen live. Është normale që ora të ngecë, edhe ajo e një kryeministri që mbase s`ka gjetur hapësirën t`ia ndryshojë baterinë.

Ora e ngecur e Giuseppe Conte-s krijon Teori Konspiracioni

Megjithatë ky detaj ka krijuar menjëherë disa teori konspirative. Disa thonë se duart e tij ishin të palëvizshme gjatë gjithë kohës, duke hedhur idenë se ka diçka më shumë se sa thjesht një video konference e shitur si live, por e regjistruar orë më përpara.

Të tjerë thonë që kryeministri do ketë qenë në Rio de Janeiro se me atë vend përkon ora. “Do jetë me pushime në Rio dhe atje ka xhiruar videon”.

Deri tani nuk ka ende nuk reagim nga Conte për orën e ngecur në 5:55.

*Burimi mashable.com