Lajme nga Bota

Organizoi tubime në kohë pandemie, presidenti Jair Bolsonaro akuzohet për krime kundër njerëzimit

Organizoi tubime në kohë pandemie, presidenti Jair Bolsonaro akuzohet

Presidenti i Brazilit mund të akuzohet për një sërë krimesh për mënyrën sesi e ka trajtuar situatën me pandeminë. Raporti është kulmi i një hetimi gjashtëmujor që ka zbuluar skandale dhe korrupsion në qeveri.

Presidenti Bolsonaro është akuzuar për dështimin për të kontrolluar virusin që ka vrarë më shumë se 600,000 brazilianë.

Organizoi tubime në kohë pandemie, presidenti Jair Bolsonaro akuzohet

Pak brazilianë kishin shpresa për një hetim korrekt të Senatit mbi këtë çështje. Raporti nuk është bërë ende publik, por disa informacione kanë rrjedhur.

Presidenti Jair Bolsonaro duhet të gjykohet për 'krime kundër njerëzimit', shkruhet në raport. “Qasja e tij “makabre” ndaj pandemisë, duke përfshirë organizimin e tubimeve të mëdha të mbështetësve të tij dhe nënçmimin e shkencëtarëve, përbën një ‘krim kundër shëndetit publik’”, shkruhet më tej. Rreth 65 zyrtarë të tjerë janë gjithashtu të implikuar dhe mund të përballen me procedime penale.?

“Presidenti ka kryer disa krime dhe do të paguajë për të gjitha”, tha Omar Aziz, një nga senatorët që qëndron pas hetimit.

Njerëzit janë të ndarë në dy kampe.

Ata që ende e mbështesin atë thonë se raporti është i motivuar politikisht. Dhe ata që janë të zemëruar për mënyrën sesi ai e trajtoi pandeminë, akuzat janë serioze dhe ata duan të shohin drejtësinë të vihet në vend.

Drafti i raportit duhet të votohet nga komisioni i Senatit, ku mund të vihet veto dhe të ndryshohet, dhe nuk ka asnjë garanci se do ta çojë në akuza penale presidentin.