Lajme nga Bota

"Pa udhëtime në Krishtlindje"! Italia regjistron një rekord të ri rastesh me Covid dhe viktima

"Pa udhëtime në Krishtlindje"! Italia regjistron një

Shifrat e Covid-19 vijojnë të jenë të larta në vendin fqinj, Itali. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 722 vdekje dhe 25,853 raste të reja me Covid-19.

Numri total i viktimave në vend, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kap shifrën 52,028.

Në pavijonet e kujdesit intensiv u rrit numri i pacientëve me 32 të tjerë, ndërsa numri i të shtruarve në pavijone të tjera u ul me 264 persona më pak.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë raportur masa për numrin maksimal të të afërmve që mund të organizohen për darkën e Krishtlindjes.

Në të gjithë botën raportohet të jenë 60 milion të infektuar nga Covid dhe mbi 1.4 milion të vdekur. Në Francë Macron njoftoi se "Kulmi i valës së dytë ka kaluar", ndërkohë që Biden njofton se në SHBA vaksina do të jetë gati në  Dhjetor.

*Artikulli i marrë nga fanpage.it. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.