Pak orë para dënimit, e besuara e Jeffrey Epstein po mbahet nën vëzhgim për rrezik vetëvrasjeje
Pasi u hoq nga pjesa tjetër e të burgosurave, Ghislaine Maxëell është nën vëzhgim të rreptë, këto orët e fundit, para marrjes së dënimit.
Që prej 27 qershorit ka marrë mbrojtje të veçantë dhe i janë larguar sendet personale dhe veshjet e zakonshme, për të shmangur çdo rrezik. Ka veshur edhe veshjen e përshtatshme në rastet e kërcënimit nga një vetëvrasje. Megjithatë, avokati i saj është shprehur se klientja e tij nuk ka asnjë tendencë vetëvrasëse.
Ka qenë vetë Maxëell që i ka kërkuar mbrojtje të veçantë Zyrës së Përgjithshme të Inspektimit të Burgut, përmes një emaili në 24 qershor. Sipas saj, mendon se anëtarët e stafit të MDC po kërcënojnë sigurinë e saj.
Siç prokurorët shpjegojnë, sipas politikës së burgut, kur të burgosurit janë në një rrezik të shtuar të vetëlëndimit dhe ngrenë një shqetësim sigurie, ata vihen në vëzhgimin e rrezikut të vetëvrasjes, duke shtuar se të paktën 'dy të burgosur të tjerë kanë marrë këtë mbrojtje nga i njëjti protokoll.
Në dhjetor 2021, Maxëell u shpall fajtore për pesë akuza në lidhje me rekrutimin dhe kujdesin e katër vajzave adoleshente midis viteve 1994 dhe 2004 për Jeffrey Epstein, i shpallur fajtor për pedofili, që vdiq në 2019 në burg ndërsa priste gjykimin e tij për akuzat për trafikim seksual.
Pesë akuzat ndaj Maxëell përfshinin: komplot për të joshur të miturit për të udhëtuar për t'u përfshirë në akte seksuale të paligjshme, komplot për të transportuar të mitur me qëllim për t'u përfshirë në aktivitet seksual kriminal, transportim i një të mituri me qëllim për t'u përfshirë në aktivitet seksual kriminal, si dhe dy akuza për dëshmi të rreme. Një juri e liroi Maxëell-in nga një akuzë, joshja e një të mituri për të udhëtuar dhe për t'u përfshirë në akte të paligjshme seksuale.
Prokurorët kërkojnë një dënim minimal prej 30 vitesh dhe maksimumi 55 vite burg. Seanca e dhënies së dënimit është caktuar për sot, 28 qershor.