Lajme nga Bota

Pak orë para largimit nga Shtëpia e Bardhë Donald Trump fal 73 të dënuar, mes tyre ish-këshilltari Steve Bannon

Pak orë para largimit nga Shtëpia e Bardhë Donald Trump fal 73

Në orët e fundit të presidencës së tij, Donald Trump ka falur 73 persona, përfshirë ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballet me akuza për mashtrim.

Ky vendim vjen pak orë përpara inaugurimit të Joe Biden. Siç shkruan BBC, ndër personat që Trump ka falur janë reperët Lil Wayne, Kodak Black dhe ish-kryetari i Detroit, Kwame Kilpatrick. 

Por Presidenti nuk ka lëshuar falje paraprake për veten ose anëtarët e familjes.

Një deklaratë Shtëpia e Bardhë renditi 73 individët që kishin marrë falje dhe 70 të cilëve u ishte ndryshuar dënimi.

Kush janë personat kryesorë të falur?

Steve Bannon ishte një strateg dhe këshilltar kryesor i Presidentit Trump gjatë fushatës së tij në 2016. Ai u akuzua në gusht të vitit të kaluar për mashtrim rreth një fushate mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën "Ne Ndërtojmë Murin" e cila mblodhi 25 milion dollarë. Është pohuar se Bannon ka marrë më shumë se 1 milion dollarë, të paktën disa prej të cilave i ka përdorur për të mbuluar shpenzimet personale, por ai i mohon akuzat.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se Bannon kishte qenë "një udhëheqës i rëndësishëm në lëvizjen konservatore dhe është i njohur për mendjemprehtësinë e tij politike". 

Lil Wayne, emri i vërtetë i të cilit është Dëayne Carter, u deklarua fajtor për një akuzë federale për armët vitin e kaluar. Ai postoi një foto të tij me Trump gjatë fushatës zgjedhore duke lavdëruar punën e presidentit për reformën kriminale.

Kodak Black, i cili gjithashtu u akuzua për vepra të armëve të zjarrit, u dënua me tre vjet e 10 muaj me dënim të ulur. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vlerësoi punën e tij filantropike.

Kwame Kilpatrick u dënua në 2013 me 28 vjet burg për akuzat ryshfetit dhe zhvatjes në lidhje me periudhën e tij si kryebashkiak i Detroit nga 2002 në 2008. Shtëpia e Bardhë tha se kjo ishte "mbështetur fuqimisht nga anëtarët e shquar të komunitetit të Detroitit ".

Anthony Levandowski mori një falje të plotë nga një dënim prej 18 muajsh. Ai është një ish-inxhinier i Google i cili pranoi vjedhjen e teknologjisë sekrete në lidhje me makinat e vetë-drejtimit të kompanisë.

Është e zakonshme që presidentët në largim të falin para se të largohen nga Shtëpia e Bardhë. Falja anulon një dënim penal, ndërsa një zbritje shkurton ose përfundon një dënim me burg. Kur bëhet fjalë për krime të akuzuara në një gjykatë federale, presidenti amerikan ka praktikisht pushtet të pakufizuar për të falur. Ka pasur spekulime se Trump mund të përpiqet të falë veten ose anëtarët e familjes së tij përpara çdo akuzë të mundshme. Por është e paqartë nëse ai ka fuqinë ligjore për ta bërë këtë.

Ai do të përballet me një gjyq të mundshëm të fajësimit të Senatit për "nxitje kryengritje", megjithëse datat ende nuk janë caktuar.

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.