Lajme nga Bota

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë para syve, si është situata atje

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Në fshatin e vogël të Kacarlar, pranë bregdetit jugor të Turqisë, fermerët po përballen me pamje e skena apokaliptike, ndërsa zjarret vazhdojnë të përfshijnë vendin.

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Një 56 vjeçare me emrin Muzeyyan Kacar tregon tmerrin që po përjeton: Kafshët po digjen, toka jonë, shtëpia jonë, nuk ka na ka mbetur asgjë. A kemi arsye për të jetuar?

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Disa milje më larg në perëndim, në pikën e nxehtë turistike të Bodrumit, më shumë se 1.000 njerëz u evakuuan me anije të Dielën dhe të Shtunën për t'i shpëtuar zjarreve. Të tmerruar ata ngrihen nga shezlonget teksa zjarri dukej furishëm pas tyre. Dikush tentonte të futej në ujë por tymi mbuloi pjesën më të madhe të bregdetit duke e bërë të pamundur qëndirmin aty.

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Për shkak të situatës katastrofike, tetë përsona kanë ndërruar jetë nga më shumë se 10 0vatra zjarri të shpërthyera në javën e kaluar. Sipas meteorologëve, flakët janë nxitur nga temperaturat përvëluese, era dhe thatësua. Ekspertët thonë se vatra të këtij lloji janë pasojë e ndryshimeve klimatike. Zonat më të prekura janë Manavgat, Provinca Antalia, dhe Marmaris. Mes viktimave janë një çift turko-gjerman dhe dy zjarrfikës.

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Aktualisht pjesë më e madhe e vatrave të zjarrit janë shuar, edhe me ndihmë ne fqinjëve të Turqisë dërsa gjashtë vatra mbeten aktive në tre qytete të ndryshme nga dita e diel.

Në bregdetin mesdhetar të Turqisë, më shumë se 1,100 njerëz u evakuuan nga vendpushimi turistik i Bodrumit përmes detit për ditën e dytë radhazi.

"U evakuuam me anije, unë kurrë nuk kam qenë dëshmitar i diçkaje të ngjashme më parë në këtë rajon," tha një prej turistëve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli pjesë të pesë provincave në bregdetin Mesdhe të Turqisë "zona fatkeqësie", pas një vizite me helikopter në zonat e shkatërruara.

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

"Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat për të shëruar plagët e njerëzve tanë, për të kompensuar humbjet dhe për të përmirësuar situatën më mirë se më parë," shtoi presidenti në një postim në Twitter mbrëmjen e të shtunës.

Në fshatin e afërt të Kacarlar, banorët po shohin shtëpitë që kanë ndërtuar me duar teksa digjen.

"Shtëpia e babait tim u dogj," rrëfen 48-vjeçari Gulay Kacar. "Iku, u zhduk" shton ai para se të largohet për të parë kafshët që ka strehuar larg zjarrit.

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Rreth 4,000 personel, së bashku me qindra automjete të urgjencës, janë vendosur nga qeveria për të ndihmuar në luftimin e flakëve.

Pamje apokaliptike nga Turqia nën zjarr: Po na digjet çdo gjë

Të paktën 77 shtëpi janë dëmtuar në provincën e Antalisë dhe më shumë se 2,000 kafshë fermash janë djegur. Kushtet e motit ekstrem me nxhetësi dhe thatësirë kanë përkeqësuar situatën me zjarret në vitet e fundit.

View this post on Instagram

A post shared by ABC News (@abcnews)

E ndërkohë që pjesë të Europës ende nuk e kanë marrë veten nga përmbytjet, Turqia po përballet me të kundërtën.

Në fakt Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ndryshimi i klimës do të shpeshtojë ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë zjarret dhe përmbytjet vdekjeprurëse.

*Artikulli i CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al