Lajme nga Bota

Pamje të pazakonta nga Capitol Hill: Brenda diskutohet Impeachment ndaj Trump, por ja në çfarë kushtesh

Pamje të pazakonta nga Capitol Hill: Brenda diskutohet Impeachment ndaj

Pamje të pazakonta vijnë ngë Capitol Hill, që është konsideruar dhe si një nga godinat e vendimeve demokratike për SHBA-në dhe botën. Por që pas protestës së mbështetësve të Trump të cilët me dhunë e përplasje me policinë u përpoqen të ndalonin procesin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, situata nuk duket më e njëjtë, përveçse si në kohë lufte. Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, ndërsa Trump u akuzua për nxitje të dhunës.

Këtë mëngjes, po nga Capitol Hill janë publikuar foto të pazakonta. Ndërkohë që brenda sallës së Kongresit debatohet dhe do votohet për një impeachment/ hetim të dytë ndaj Donald Trump, në korridore Garda Kombëtare është vënë në gatishmëri.

Ata shihen të shtrirë në tokë, sikur një ushtri do vijë për t'i sulmuar. Kërkesat për një impeachment të dytë ndaj Trump erdhën pasi Mike Pence, nuk pranoi të aktivizonte amendamentin 25, ku merrte rolin e presidentit, deri sa Joe Biden të inaugurohet me mandatin si presidenti pasardhës, në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Pamje të pazakonta nga Capitol Hill: Brenda diskutohet Impeachment ndaj

Pamje të pazakonta nga Capitol Hill: Brenda diskutohet Impeachment ndaj

Një ditë më parë,Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas raportit të FBI-së se mund të ketë trazira dhe protesta me të armatosur në ditën e inaugurimit të Joe Biden.

Demokratët po përpiqen që Trump të mos qëndrojë asnjë ditë në detyrë, si dhe duke kërkuar hetim për nxitje dhune dhe shkelje të ligjit. Por deri më tani, asgjë nuk ka ndodhur. Trump vijon të quajë akuzat e demokratëve por edhe të mediave si gjueti shtrigash.

Fotot janë botuar nga gazetarja amerikane Katie Couric.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Katie Couric (@katiecouric)

*Tiranapost.al.