Lajme nga Bota

Pandemia e virusit sjell bum ndërhyrjesh kozmetike. Ekspertët tregojnë pse po ndodh

Pandemia e virusit sjell bum ndërhyrjesh kozmetike. Ekspertët

Shumë klinika kozmetike në të gjithë botën po raportojnë për një rritje të ndjeshme të njerëzve që kërkojnë ndërhyrje kozmetike. Kjo sipas tyre për shkak se ata mund të fshehin ndërhyrjen me maskë ose me punën nga shtëpia.

Megjithëse bizneset në gjithë botën u mbyllën nga pandemia e koronavirusit, klinikat kirurgjikale mbetën të hapura, por me protokoll sigurie. Klientët patën mundësi edhe gjatë izolimit të bënin ndërhyrje dhe të rikuperoheshin në shtëpi, duke mos dalë qoftë për arye pune.

BBC ka botuar artikullin ku dregon se në SHBA, Japoni, Kore dhe Australi është shënuar rritja më e madhe e pacientëve që bëjnë mbushje të buzëve me fillers, botoks, mollëza, dhe hundë kryesisht. Por edhe transformime të mëdha në trup, si zmadhimi i gjoksit, të pasmeve dhe heqja e dhjamit në pjesë të barkut, krahëve dhe kofshëve/ BBC