Lajme nga Bota

Pandemia është në rritje globale ndaj na duhet të jetojmë me të

Pandemia është në rritje globale ndaj na duhet të

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus mbajti konferencën e radhës për COVID-19 dhe e bëri sërish të qartë se fundi i virusit është ende larg.

“Pandemia është në rritje globale dhe do të duhet të jetojmë me virusin. Në muajt e ardhshëm do të na duhet edhe më shumë rezistencë, durim dhe zemërgjerësi”, tha kreu i OBSH-së.

Pas hapjes graduale të botës koronavirusi u rikthye dhe shifrat janë alarmante në pjesën më të madhe të botës. Më shumë se 10 milionë të prekur janë prej fillimit të pandemisë.