Lajme nga Bota

Pandemia/ Franca ndalon grumbullimet publike në celebrim të Ramazanit

Pandemia/ Franca ndalon grumbullimet publike në celebrim të Ramazanit

Ministria e Brendshme franceze ka urdhëruar prefektët e rajoneve, të cilët janë edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e rendit publik që të ndalojnë grumbullimet masive të njerëzve në festim të mbylljes të muajit të Ramazanit, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19 në vend.

Ministri i Brendshëm, Pierre de Bousquet de Florian ka urdhëruar që ky rregull të përforcohet, pasi vendi ndodhet në “lockdown” dhe ka shtim të rasteve të reja dhe megjithë sensibilitetin që ka ndalimi i procesioneve religjioze islamike në Francë, “asnjë përjashtim nga ky urdhër nuk do të tolerohet”, raporton revista franceze “Le Point”.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme ka ndaluar dhënien me qera të ambjenteve të mbyllura në pronësi të bashkive, si gjimnazet ose stadiumet e lojërave me dorë për të lejuar festimin e Ramazanit në 12 Maj.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme franceze ka irrituar më tepër komunitetin mysliman, të cilit pak ditë më parë iu refuzua leja për të thyer orën policore në festim të natës së Kadrit në datën 9 Maj.

Pas vendimit, Chems-Eddine Hafiz, rektori i Xhamisë së Madhe të Parisit ka shpënë çështjen në Gjykatën Administrative, e cila me gjasë nuk do e shqyrtojë ankimimin në kohë për të lejuar celebrimimin normal të festës më të rëndësishme të kalendarit religjioz islamik.

Përshtatur në shqip nga "Le Point"/ tiranapost.al