Lajme nga Bota

Pandemia, Netflix, familja dhe gjykimi i gabuar për Kim Kardashian! Intervista për të mos u humbur nga David Letterman

Pandemia, Netflix, familja dhe gjykimi i gabuar për Kim Kardashian!

David Letterman nuk rikthehet për t'ju gëzuar këtë herë. Megjithëse ai, gruaja e tij, Regina dhe djali i tyre, Harry janë shumë mirë, Letterman njeh disa njerëz që u prekën nga koronavirusi, disa prej të cilëve ndërruan jetë.

Moderatori i famshëm amerikan, producenti, shkrimtari dhe komediani 73 vjeçar, është thellësisht i zhgënjyer nga përpjekjet mbarëkombëtare për të informuar njerëzit në lidhje me pandeminë dhe për të zbutur përhapjen e saj, të cilat i quan kontradiktore.

Pandemia, Netflix, familja dhe gjykimi i gabuar për Kim Kardashian!

Në një intervistë për New York Times ai thotë:

"Po bisedoja me një mikun tim dhe ai ishte zemëruar me kryebashkiakun e qytetit për shkak të vendimit të mbylljes. Ai më tha: Epo, ai djalë nuk do të rizgjidhet kurrë kryebashkiak. Unë mendova situatën, po shohim rreth një çerek milion njerëz të vdekur dhe doja ta pyesja që vërtetë kjo është çështja? Por thjesht e lashe se s'doja të nisnim ‘ndonjë luftë’.

Koronavirusi rrezikoi dhe shfaqjen e intervistave të tij në Netflix me titull: "Vizitori im i ardhshëm nuk ka nevojë për prezantim", por për fatin e tij të mirë, intervistat do shfaqen këtë javë.

Ai ka regjistruar 2 episode, me Kim Kardashian West dhe me Robert Downey Jr, para pandemisë. Ai mendoi se ka mund të bënte, por ai prodhoi dhe 2 episode të tjera gjatë verës, në rrethana shumë ndryshe: Një me Dave Chappelle, i cili u regjistrua në një pavijon në Yellow Springs, Ohio; dhe një me Lizzo, në studion e saj në Los Anxhelos, e cila nuk kishte fare audiencë.

Për Letterman, secila prej këtyre episodeve i ofroi atij një edukim të mëtejshëm në evolucionin e argëtimit dhe njohuri më të thella si një intervistues dhe vëzhgues i natyrës njerëzore.

Sidoqoftë, ai e gjeti veten të etur për ato që ai i quajti "ditët e shkujdesura të marrëzive" kur mund të "sillte njerëzit në një teatër dhe të fliste me ta për një orë, dhe kur të mbaronte të shtrëngonte duart me të gjithë, dhe të shumtë që do donin dhe ta puthnin. Por realiteti është ndryshe sot!

"Ne nuk e bëjmë më këtë’, thotë Letterman i cili rrëfen përvojën e tij pandemike, serialet e Netflix dhe të ardhmen shpresëdhënëse.

Më poshtë keni një pjesë nga intervista e tij për New York Times:

Si ka qenë pandemia për ju? Si është tani?

Si të gjithë të tjerët, ti thjesht e harron atë. Gjashtë, tetë muaj pas saj, ju vazhdoni të flisni sikur gjërat janë normale, dhe pastaj kujtohemi: oh, jo, ne nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të pandemisë. Në fillim, ishte më shumë se e kobshme. Burri i një gruaje që punonte në "Late Show" vdiq. Një mësues në shkollën e Harryt vdiq. E kështu me radhë…

Pandemia, Netflix, familja dhe gjykimi i gabuar për Kim Kardashian!

Si ndiheni kur shihni njerëz që duket se nuk po e marrin aq seriozisht pandeminë?

Kjo më trishton shumë. Sepse kemi marrë një mësim që këta njerëz po e hedhin poshtë.

Si ndikoi pandemia në punën tuaj në seritë në Netflix?

Në fillim, vërtetë mu duk sikur do të vdesim të gjithë. Njerëzit vazhdojnë të më kujtojnë se, në moshën time jam veçanërisht i prekshëm nga virusi. Gjë që nuk e vlerësoj aspak. "Babi, ti e di që je afër 100, më mirë të mos dalësh".

Si vendosët të vazhdoni me sezonin tuaj?

Kishim edhe dy episode me Lizzo dhe Dave Chappelle në paraprodhim dhe ishim të etur për të bërë diçka. Ne i bëmë ato brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, dhe pastaj u kthyem në shtëpi. Deri në atë moment, kishte protokolle në vend nga kompania e prodhimit dhe nga Netflix që duhej t'i vëzhgonim, dhe them se e kaluam mirë.

Pandemia, Netflix, familja dhe gjykimi i gabuar për Kim Kardashian!

Kim Kardashian West, e cila tani është një e ftuar e çmuar në serialin tuaj Netflix, ishte objekt tallje në shfaqje tuaja të "Late Show".

Oh, unë isha në krye të asaj liste. Më kujtohet kur e ftova në shfaqje, thoja: unë nuk di asgjë për të dhe nuk e kam parë kurrë Reality Show-n e saj. Por pastaj kur shkuam të flasim me Kanye, mendova, që e kam gjykuar keq këtë grua.

Pandemia, Netflix, familja dhe gjykimi i gabuar për Kim Kardashian!

Çfarë ju ndryshoi mendim për të?

Pasi u takuam me Kanye West për sezonin e kaluar të serisë së Netflix, unë pata një bisedë të gjatë me të në shtëpinë e tyre dhe fillova të mendoj se si e kisha përdorur atë si një shaka dhe e konsideroja atë si dikë që nuk duhej të merrej seriozisht. Zbulova se kjo përshtypje nuk ishte fundi i historisë. Ajo kishte një familje. Ajo ka programin e saj të reformës në burg. Unë nuk do të komentoj për lehtësinë e të qenit i martuar me Kanye West. Dhe nëse ajo mund të mbajë një shfaqje të tillë për gjithë ato vite, kjo është një arritje. Nëse mund të qëndroni në biznes në televizion kaq gjatë, mirë për ju.

Djali juaj, Harry, është 16 vjeç tani. A shqetësoheni se si do të ndikojë pandemia në jetën e tij?

Unë mendoj se është shqetësimi i secilit prind, pavarësisht nga mosha e fëmijëve të tyre. Por për Harry dhe miqtë e tij, viti i ri i shkollës së mesme është një përvojë e rëndësishme. Tani ata kanë filluar të shikojnë përtej shkollës së mesme dhe nuk është mirë. Për djemtë e moshës si Harry dhe më tëmëdhenj, mund të jetë një pengesë. Koha kujdeset për gjithçka, dhe dikush shpreson se kjo është çështja.

Pandemia, Netflix, familja dhe gjykimi i gabuar për Kim Kardashian!

Si flisni për këto ndjenja me të?

Natën e kaluar pata një bisedë me djalin tim që shkoi në këtë mënyrë. Për shkak të pandemisë dhe faktit që ai po rritet, unë I thashë, Harry, nëna jote dhe unë kemi dy përgjegjësi. Njëra është që t'ju mbajmë të sigurt. Përgjegjësia tjetër është lumturia juaj. Dhe ai tha: "A ke pirë?" Kështu funksionon në shtëpinë time.