Lajme nga Bota

Pandemia sjell defiçitin e parë fiskal në Gjermani në gati një dekadë

Pandemia sjell defiçitin e parë fiskal në Gjermani në gati

Gjermania ka regjistruar defiçitin e saj të parë buxhetor në gati një dekadë, si pasojë e mbylljes së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit. Qeveria gjermane për vitin fiskal të vitit 2020 ka shpenzuar 139.6 miliard euro më shumë sesa të ardhurat e saj për këtë vit, një defiçit ky prej 4.2% të GDP-së gjermane.

Zhvillimi është tejet shqetësues për të gjithë BE-në, pasi ekonomia gjermane është tejet e rëndësishme për të gjithë Unionit dhe veçanërisht pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar e cila ishte kontributori i dytë më i madh në buxhetin e përbashkët europian.

Situata ka nxitur thirrjet nga Kristian-Demokratët e Merkel për të rihapur ekonominë në mënyrë që të shmanget një skenar i ngjashëm për vitin fiskal 2021, çka do të ishte një goditje shumë e madhe për tregjet europiane.

Tiranapost.al