Lajme nga Bota

Panik në fluturimin Spanjë - Uruguai, 40 pasagjerë marrin plagë të rënda nga turbulencat

Panik në fluturimin Spanjë - Uruguai, 40 pasagjerë marrin

Dyzet persona u plagosën në fluturim të Air Europa.

Ata ishin nisur nga Spanja për në Uruguai.

Turbulencat e forta shkaktuan 40 të plagosur.

Si pasojë e gjendjes së tyre, avioni bëri ulje të detyruar, duke devijuar në Brazil.

Videot e regjistruara nga pasagjerët treguan dëmtime në kabinën e avionit dhe pasagjerët e plagosur në mbajtëset e qafës të shtrirë me shpinë në korridor.

Në disa pamje të tjera, një burrë mund të shihet duke u varur në pjesën e sipërme të kabinës, megjithëse është e paqartë si përfundoi atje.