Lajme nga Bota

Papa është operuar, por është mirë

Papa është operuar, por është mirë

Papa Françesku po rimerr veten në një spital të Romës pas një operacioni abdominal.

“Nata shkoi mirë”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, në një deklaratë në llogarinë Telegram të zyrës së shtypit të Vatikanit.

Papa kaloi një "natë të qetë duke arritur të pushojë për një kohë të gjatë" dhe është në "gjendje të mirë të përgjithshme, vigjilent dhe merr frymë lehtësisht", u tha gazetarëve të enjten një zëdhënës i Vatikanit.

“Papa është informuar për mesazhet e dashurisë që kanë mbërritur në orët e fundit dhe shpreh mirënjohjen e tij, në të njëjtën kohë duke kërkuar që të vazhdojë të lutet për të”, tha zëdhënësi.

Papa do të kalojë pjesën e mbetur të ditës duke pushuar, siç këshillohet nga stafi i tij mjekësor.

"Ky nuk ishte një operacion urgjent, por ai kishte dhimbje," tha Dr. Sergio Alfieri, kirurgu që operoi Papa Françeskun, në një konferencë për shtyp.