Lajme nga Bota

Papa Françesku dërgohet në spitalin e Romës

Papa Françesku dërgohet në spitalin e Romës

Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë për një ekzaminim mjekësor.

Mediat italiane shkruajnë se Papa ka shkuar në spital për të bërë një kontroll mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi ka qenë me grip.

Papa 87-vjeçar kishte lënë një shënim për meshën e tij javore të së mërkurës, duke ia deleguar detyrën një ndihmësi dhe duke u thënë besimtarëve se nuk ndihej mirë.