Lajme nga Bota

Papa Françesku e thotë për herë të parë publikisht se ç'mendon për homoseksualët dhe ja çfarë propozon për ta

Papa Françesku e thotë për herë të parë

Papa Françesku propozon për herë të parë bashkimin civil të personave me të njëjtën gjini. Komentet e tij i ka bërë gjatë një interviste, më të cilën është krijuar një dokumentar i gjatë, që do të shfaqet si premierë sot në Festivalin e Filmit në Romë.

Kreu i Vatikanit po fliste për tema si mjedisi, varfëria, emigrimi, pabarazia racore, dhe njerëzit e prekur nga diskriminimi, kur ai u ndal tek homoseksualiteti, të drejtat e tyre dhe tha:

‘Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të ketë familje. Ata janë fëmijë të Zotit! Askush nuk duhet të përjashtohet. Ajo që duhet të bëjmë është një ligj i bashkimit civil: Në këtë mënyrë ata do jenë të siguruar dhe të njohur ligjërisht’ citohet të ketë thënë Papa.

Papa Françesku e thotë për herë të parë

Teksa Papa shërbente si kryepeshkop në Buenos Aires, ai mbështeti bashkimet civile për çiftet homoseksuale si një alternativë ndaj martesave të personave me të njëjtën gjini, kur shtetet nuk jua lejojnë. Megjithatë, ai kurrë nuk kishte dalë më parë publikisht në favor të sindikatave civile në postin e Papës.

A ka ndikuar një personazh që Papa e ka njohur që ai të dalë publikisht në mbështetje të komunitetit LGBTI?

Një nga personazhet kryesorë të dokumentarit është Juan Carlos Cruz, një i mbijetuar kilian nga abuzimi seksual nga një klerik të cilin Papa e diskretitoi gjatë një vizite në vitin 2018 në Kili.

Cruz, i cili është homoseksual, tha se gjatë takimeve të para në maj 2018, Papa i kishte thënë se Zoti e kishte krijuar atë homoseksual. Cruz tregon historinë e tij në dokumetar, duke përshkruar evolucionin e Papa Françeskut për të kuptuar abuzimin seksual si dhe për të dokumentuar pikëpamjet e tij për homoseksualët.

*Sqarim: Bashkimi civil është një marrëveshje e njohur ligjërisht, e ngjashme me martesën, e krijuar si një mjet për të siguruar njohjen nga ligji për çiftet me të njëjtën gjini. Një çifti i jepen të gjitha të drejtat, përveç titullit: Të martuar!