Lajme nga Bota

Papa Françesku në mbështetje të presidentit Biden për pezullimin e pasaportave të vaksinimit

Papa Françesku në mbështetje të presidentit Biden për

Papa Françesku I i është bashkuar thirrjes së presidentit Joe Biden që pasaportat e vaksinës të mos jenë me detyrim, pasi një gjë e tillë do të përbënte shkelje të të drejtave të njeriut.

"Natyra dhe njeriu duhet të jenë të bashkuar. Zoti dhe Krijuesi ka ngulitur në zemrat tona një frymë të re dhe bujare, për të braktisur individualizmin tonë dhe për të promovuar të mirat e përditshmërisë. Një frymë drejtësie që do të na mobilizojë për të arritur qasjen universale të vaksinës dhe ndërprerjen e përkohshme të së drejtës së autorit. Një frymë e bashkuar, e cila do të na lejojë të krijojmë një model tjetër ekonomik, më të drejtë, të qëndrueshëm, që përqafon të gjithë njerëzit."- ka thënë ai.

Kujtojmë se presidenti Joe Biden ka deklaruar pak ditë më parë se mbështet braktisjen e projektit për vaksinat kundër covid-19, duke iu përgjigjur presionit në rritje nga ligjvënësve demokratë dhe mbi 100 vendeve të tjera, por nga ana tjetër duke zemëruar kompanitë farmaceutike.

tiranapost.al