Lajme nga Bota

Papa Françesku refuzon të lexojë fjalimin në Vatikan: Nëntë faqe janë torturë

Papa Françesku refuzon të lexojë fjalimin në Vatikan:

Papa Françesku mori vëmendjen e audiencës në Vatikan paso refuzoi të lexonte fjalimin e përgatitur nga stafi i tij i komunikimit.

Dhe ishin jo pak, por 9 faqe – të cilat duhet të lexoheshin nga Papa Françesku, shkruan Vatikani News.


“Në këtë orë, me stomakun që fillon të më lëvizë, leximi i të gjitha këtyre do të ishte torturë”, tha Papa teksa ia kaloi letrat një bashkëpunëtori aty pranë.


Njerëzit në dhomë qeshën dhe filluan të duartrokitnin.