Papa Françesku shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent

E Mërkurë 7 Qershor 2023, 11:15
TiranaPost
Papa Françesku është shtruar në një poliklinikë në Romë dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni në zorrë.
Sipas gazetës italiane Il Fatto Quotidiano, operacioni konsiderohet urgjent, dhe ai pritet të shtrohet në spital për disa ditë. Kujtojmë se në vitin 2021, Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë.
Është hera e tretë që Papa shtrohet në spital, pas vitit 2021, kur ai u shtrua për 10 ditë dhe në mars të 2023.