Lajme nga Bota

Papa Françesku: Unë vuaj dhe qaj për Ukrainën

Papa Françesku: Unë vuaj dhe qaj për Ukrainën

Mesha e së dielës dhe lutja e Papës ka qenë për popullin ukrainas. Papa Françesku për të disatën herë ka kritikuar pushtimin dhe agresionin rus mbi Ukrainën, mbi fëmijët dhe Mariupolin në veçanti.

“Unë vuaj dhe qaj kur mendoj për vuajtjet e popullit ukrainas dhe në veçanti të më të dobëtve, të moshuarve dhe fëmijëve. Madje ka raporte të tmerrshme për fëmijë të dëbuar dhe lënduar”, tha Papa.

Edhe njëherë, Papa bëri thirrje për krijimin e korridoreve të sigurta për evakuimin e civilëve.

Jo pak herë njerëzit janë sulmuar në stacione autobusi apo treni teksa përpiqeshin të largoheshin përmes korridoreve humanitare.